Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi është duke realizuar negociata për Kosovën me Perëndimin, dhe jo me shqiptarët, dhe se pala jonë po del me të njëjtën platformë si më parë në vazhdimin e mundshëm të dialogut me Prishtinën, por që tani nuk sheh ndonjë zgjidhje.
I pyetur nëse ai është nën presion, pasi samiti në Paris mbi Kosovën është paralajmëruar, dhe cilat janë skenarët e mundshëm për vazhdimin e dialogut, dhe cila do të jetë platforma e Beogradit, Vuçiq tha:
“Si më parë, për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore dhe të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për njerëzit tanë në Kosovë. Në të njëjtën kohë, të kuptuarit e peshës së pozitës sonë dhe të luftojmë për të mos qenë fajtorë për mungesën e dialogut”, tha ai për RTS.