×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Kosova po përhap gënjeshtra dhe planifikon të likuidojë popullin tonë në veri të Kosovës

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot në Beograd se po shkon në Bruksel për një takim me Albin Kurtin me qëllim që të gjejë zgjidhje, por se nuk beson se kjo do të ndodhë.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një takimi me sportistët e rinj nga rajoni, Vuçiq akuzoi autoritetet e Kosovës se po përhapin gënjeshtra se Serbia po planifikon një sulm, ndërsa në të njëjtën kohë po planifikojnë të vrasin njerëz në veri të Kosovës.

    “Ka 170 ditë me mijëra gënjeshtra se Serbia po sulmon dikë. Janë kaq të fortë, kanë marrëveshje me disa nga Kuinti dhe sillen si fëmijë të vegjël”, tha Vuçiq, duke thënë se po negociojnë edhe ku Policia e Kosovës do të vendoset, dhe ku do të vendosen ushtarët e NATO-s.

    Ai shtoi se Rusia nuk ka ndërhyrë në ngjarjet në Kosovë dhe se Serbia ka kushtetutën e saj dhe ligjin ndërkombëtar në anën e saj.

    “Ju po fshiheni se doni të sulmoni veriun e Kosovës! Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri, nën maskën e luftimit të krimit. Mos vrisni njerëz. Ne nuk duam të vrasim askënd, na duhet paqe dhe stabilitet”, tha Vuçiq.

    I pyetur se çfarë saktësisht do të propozojë Serbia në Bruksel më 18 gusht, Vuçiq tha se shpreson në një takim dhe një zgjidhje paqësore, jo sepse ka vullnet të mirë nga Prishtina, por sepse “prindërit e tyre ilegalë” do t’i detyrojnë ta bëjnë këtë.

    “A besoj se do të arrihet një marrëveshje – jo, a do të bëj maksimumin – po”, tha presidenti i Serbisë./FrontOnline/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.