×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Duhet të organizohet një referendum për Kosovën

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se sipas Kushtetutës së Serbisë, duhet të organizohet një referendum për çështjen e Kosovës, sepse, siç shpjegoi ai, tani bëhet fjalë mbi ndryshimet kushtetuese-juridike të statusit të Serbisë.

    “Se në referendum kush kënd e përfaqëson, se a do të gjendet një zgjidhje kompromisi, unë nuk besoj në këto. Se a jam më i lumturi për këto që do të ndodhin, unë në këtë nuk besoj. Se a jam më i lumturi- jo nuk jam sepse deri te kjo situatë nuk do të arrihet”, ka thënë Vuçiq në një emision informativ të Tv B92 në Beograd, transmeton Indeksonline.

    Duke folur për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, Vuçiq theksoi se “situata do të jetë e vështirë”, por që njerëzit “nuk duhet të shqetësohen sepse ata do të luftojnë si luanët”.

    Vuçiqi iu referua historisë së Gjermanisë dhe tha se ajo kishte humbur disa territore në të cilat nuk jetojnë më, por që ata ishin bërë “njerëzit më të fortë në Evropë” për shkak të qëndrimit të përgjegjshëm.

    Ai theksoi se është njeriu më i lumtur që do të jetë presidenti i vetëm i Serbisë që nuk ka dërguar asnjë njeri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Në mesin e temave, sigurisht...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, për...
    Lajme14 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në...
    Të tjera
    Sport14 Mars 2025
    Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës. Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje...
    Vip14 Mars 2025
    Ish reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pasi së fundmi u martua për herë të dytë. Së fundmi,gruaja e tij e...
    Vip14 Mars 2025
    Hyrja e Xhenetës mbrëmë në BBVA bëri bujë brenda e jashtë shtëpisë. Pas goxha javësh Gjesti dhe Xheneta u panë nga afër...
    Kronika14 Mars 2025
    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Domorovc – Hodonovc të komunës së Ranillugut. Për pasojë, e vdekur ka mbetur...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile....
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë vullnet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.