Mëngjesin e sotëm një person është vrarë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. A.S shtetas i Kosovës ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes me armë zjarri.
Rastin për “Front Online”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. E njëjta ka konfirmuar se vrasja është kryer rreth orës 7:30 të mëngjesit, raporton “Front Online”.
“Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtetas kosovare me inicialet A.S i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka konfirmuar Ahmeti. /Front Online