×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja me eksploziv e policit në Prizren, të dyshuara gruaja dhe kunata e Iran Badallajt

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kanë kaluar shtatë muaj nga dita kur ishte mbytur me eksploziv polici Sami Thaçi në Zhur të Prizrenit. Kjo ngjarje që kishte tronditur Kosovën kishte ndodhur në shtëpinë e Iran Badallajt i cili po kërkohej nga njësiti antidrogë. Pos Iran Badallajt i dyshuar për këtë rast është edhe miku i tij Arben Gashi.

    Prokuroria e Prizrenit tashmë ka intervistuar dhjetëra persona të përfshirë në ngjarjen e 28 janarit. Si të dyshuara në këtë rast janë edhe gruaja e Badallajt dhe motra e saj, të cilat tashmë janë intervistuar nga Prokuroria.

    Këtë e konfirmoi për gazetën Objektiv, prokurori i rastit, Metush Biraj.

    “Janë si të dyshuara edhe gruaja dhe kunata e Iran Badalajt të cilat janë intervistuar nga ne, dy persona janë akoma në paraburgim”, tha Badallaj.

    Biraj thotë se janë duke punuar intensivisht për të finalizuar rastin në fjalë, por sipas tij pengesë ishte edhe pandemia për ta kryer këtë rast më shpejtë.

    “Pesë persona janë të dyshuar, dy janë në paraburgim, është situate është e ndjeshme dhe nuk mundet me të dhanë asgjë konkretisht sepse është rast sensitiv Jemi duke punuar intesivisht, por ju e dini për shkak të pandemisë kemi pas telashe, jemi në aktivitet në veprime të vazhdueshme”, shtoi Biraj.

    Po ashtu Biraj thotë se pritet që të intervistohet edhe zyrtari policor i Kosovës, Artur Mrasori, i cili tashmë është kthyer në Kosovë pas trajtimit mjekësor në Turqi ku ishte dërguar pas lëndimeve serioze të marra gjatë këtij operacioni policor.

    “Do të intervistohet edhe zotëri Mrasori shumë shpejt”, ka përfunduar Biraj.

    Ky incident kishte ndodhur në shtëpinë e Iran Badallajt i cili po kërkohej nga njësiti antidrogë. Dyshimet janë se Badallaj kishte montuar eksplozivin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.