×
  • Lajme
  • Lajme

    Votohet nisma e PDK-së për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës votoi sot themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të hetoj dhe zbardh të gjitha privatizimet e bëra në Kosovë, në veçanti keqpërdorimet e mundshme dhe ato me lidhje politike.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, gjatë paraqitjes së kërkesës për Komision Hetimor para deputetëve, tha se qëllimi i kësaj nisme është që qytetarët e Kosovës të informohen drejt për secilin privatizim që ka ndodhur në Kosovë dhe çdo lidhje politike që kanë personat që kanë privatizuar.

    Ai tha se me këtë formë do të dalin të vërtetat e sakta dhe do të largohen gjykimet e paragjykimet politike për procesin e privatizimeve.

    “Ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, kemi propozuar ngritjen për herë të parë të një komisioni hetimor që do të ketë për qëllim hetimin e përgjithshëm të procesit të privatizimit në Kosovë nga fillimi i tij, e deri në ditët e sotme, përkatësisht hetimin e të gjithë procesit të privatizimit të menaxhuar dhe administruar fillimisht nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), pastaj Agjencia Kosova e Privatizimit (AKP), process i cili ka të bëjë me të gjithë veprimtarinë e këtij institucioni për sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, ndërmarrjeve publike, duke përfshirë edhe metodat dhe procedurat e realizuara për qëllime të privatizimit”, tha Hamza.

    Kjo nismë parlamentare ishte paralajmëruar javë më parë nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

    “PDK-ja do të ndërmarrë veprime konkrete kushtetuese e ligjore brenda Kuvendit të Kosovës për këto tema, të cilat do t’i shërbejnë vetëm interesit publik dhe nxjerrjes së të vërtetës njëherë e përgjithmonë se kush janë abuzuesit e vërtetë me emër e mbiemër të këtij vendi. Këto iniciativa nënkuptojnë themelimin e Komisioneve Hetimore për Çështje më rendësi të veçantë për publikun, si dhe propozime për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale, duke përfshirë këtu edhe iniciativat e reja legjislative hetimore dhe gjithçka që ju mundësohet hetimeve parlamentare të pavarura e profesionale”, kishte deklaruar lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

    Ai pati thënë se ky proces hetimor nuk është kundër bizneseve dhe qytetarëve që kanë privatizuar ndershëm. Sipas tij, PDK nuk është kundër këtij procesi madje si parti e qendrës së djathtë, e mbështet pa rezerva.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.