×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka marr me shumë zemërim votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e quajtur një ditë turpi.

    Daçiqi që ishte zgjedhur në krye të ekipit të Qeverisë së Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se  sot është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi për herë të parë në histori është rekomanduar anëtarësimi i diçkaje që nuk është shtet dhe që, sipas tij, nuk  plotësojnë kërkesat themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.

    “Me këtë vendim të imponuar nga forca e fuqive ndërkombëtare, ato cenuan vetë themelet e Këshillit të Evropës dhe rendin juridik ndërkombëtar. Për çfarë parimi të mbrojtjes së integritetit territorial do të vazhdojnë të flasin, kur e cenuan integritetin territorial të Serbisë?’, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

    Siç tha ai, Serbia do të vazhdojë luftën e saj me të gjitha forcat.

    “Ne do të luftojmë që ai vendim të mos miratohet në Këshillin e Ministrave më 16 maj. Dhe do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ose do të jetë përsëri një gënjeshtër”, ka thënë Daçiq, transmeton telegrafi.

    Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Pro anëtarësimit të Kosovës votuan 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 abstenuan.

    Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia kundër hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk u miratuan dhe si të tilla u hodhën poshtë.

    Votimit i parapriu një debat që zgjati më shumë se dy orë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. Serbia e kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Çështja tash kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosin në muajin maj nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës.

    Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj. /Telegrafi/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Ka hyrë sot në  fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë, ka treguar...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka marr pjesë në takimin e Rajonit të Evropës të OBD, i kryesuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik. Abdixhiku është takuar...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë...
    Sport30 Prill 2024
    Barcelona po i kushton gjithë vëmendjen mundësive që po zhvillohen në Arabinë Saudite. Përtej takimeve të mëparshme të Joan Laportas gjatë Superkupës,...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë shtatores së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra në...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të programit “Kompakt”, ka thënë se është një simbol i mbështetjes së pakompromis...
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takimin ministror të BE-së në Bruksel, tha se në tre vitet e...
    Lajme30 Prill 2024
    Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.