×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takimin ministror të BE-së në Bruksel, tha se në tre vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në përmirësimin e sundimit të ligjit.

    Gërvalla tha se Qeveria e Kosovës është në krye të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Kemi nisur reforma ligjore të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit dhe kemi përparuar në përmirësimin e kapaciteteve të agjencive tona të sundimit të ligjit për të përballuar sfidat në terren”, deklaroi, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj në takimin ministror të BE-së në Bruksel.

    Më tej Ministrja Gërvalla duke folur për marrëdhëniet e Republikës së Kosovë me Bashkimin Evropian tha se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të mbështesin plotësisht anëtarësimin tonë në Këshillin e Evropës, i cili do të na ofrojë instrumente të nevojshme për të përparuar më tej në sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Pas aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, Ministrja Gërvalla, kërkoi mbështetjen e Këshillit të BE-së dhe shteteve anëtare për kalimin e aplikacionit tonë për anëtarësim në BE tek Komisioni, në mënyrë që siç tha ajo ne të fillojmë këtë proces të gjatë anëtarësimi që duhet, në fund të fundit, të plotësojë pritjet e popullit tonë, “por edhe një premtim që ne – BE dhe Ballkanit Perëndimor – bashkë u bëmë, para më shumë se 20 vjetësh, në Selanik, dhe vazhduam të qëndrojmë besnikë ndaj asaj premtimi që premtuam prej atëherë”.

    Ministrja Gërvalla në fund të fjalës së saj tha se Kosova nuk është vetëm shteti më i ri në Evropë, por është gjithashtu vendi me qytetarët më të rinj dhe me më shumë se 93% mbështetje për anëtarësimin në BE, vendi më pro-evropian në Evropë. /Telegrafi/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë për “Front Online” se asksioni që ndërmori Policia  për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës...
    Lajme21 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë në “X” deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i...
    Lajme21 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të policisë. Në rastin...
    Të tjera
    Sport21 Maj 2024
    Tifozët e Chelseat janë cilësuar si “të turpshëm” për një përleshje për të marrë fanellën e sulmuesit Nicolas Jackson. Dy tifozë u...
    Lajme21 Maj 2024
    I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë që t’i bashkohen ushtrisë, tha Kievi më 21 maj, pasi ligjvënësit vendosën që të lejonin disa...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për të përhapur dezinformata kundër aleatëve të Ukrainës. Në një intervistë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim për fizikanin rus, Anatoly Maslov, pasi ai u gjet fajtor për akuzën...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, i ka reaguar të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.