Bernard Challandes është shkarkuar edhe zyrtarisht nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, raporton FrontOnline.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Trajneri zviceran ishte në qendër të kritikave të shumta pas rezultateve zhgënjyese në muajt e fundit.
Pas zyrtarizimit, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda e ka falënderuar Challandesin për punën e bërë.
“Faleminderit Mister për punën”, ka shkruar Vojvoda në “Facebook”./FrontOnline/