×
  • Lajme
  • Lajme

    Vllasi: Asociacioni është kërkesë e Serbisë, jo nevojë reale e serbëve të Kosovës

    FrontOnline
    20 Janar 2024

    Draftstatuti i Asociaiconit që është prezantuar ka pika që janë jashtë Kushtetutës së Kosovës. Kështu thotë në një intervistë për Front Online, njohësi i politikës, Azem Vllasi.

    E që të mos të shkelet Kushtetuta, Vllasi thotë që Kosova duhet ta bëjë vet një draft statut.

    Ai thotë që Asociacioni duhet të zgjidhet brenda Kosovës, e jo me BE-në e as Serbinë.

    “Draft-Statuti i propozuar mund të merret si bazë, por ka dimensione që dalin jashtë Kushtetutës. Më së miri do të ishte që Qeveria të del me propozim të vetin. Kjo është çështje e brendshme e Kosovës bashkë me serbët e Kosovës, e jo punë e përbashkët as me Serbinë as me BE. Asociacion si formë e bashkëpunimit mes komunave me shumicë serbe për disa çështje specifike në interes të tyre po, ndërsa si qeveri e veçant për Serbët e Kosovës e lidhur me Qeverinë e Serbisë si synon Vuçiqi jo. Nëse nuk pranohet që Asociacioni të jetë përbrenda Kushtetutës së Kosovës, atëherë të hiqet dorë dhe shantazhimet mos të pranohen”, tha ai për Front Online.

     

    Vllasi: Asociacionin po e përdorë Serbia si shantazh

    Njohësi i politikës, Azem Vllasin në një prononcim për Front Online ka thënë që serbët kanë të drejta në Kosovë edhe pa Asociaciont.

    Mirëpo, kjo po përdoret si shantazhim nga Serbia.

    “Nuk është me rëndësi kur formohet ai asociacion. Serbët kanë të drejta të plota me Kushtetutë saqë mungesa e Asociacionit nuk i lë keq për asgjë. Asociacioni më shumë shtrohet nga Serbia si shantazhim sesa si nevojë reale e Serbëve të Kosoves”, ka thënë ai për Front Online.

     

    Vllasi për peticionin në Veri: Zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse Serbia i mbulon shpenzimet

    Në katër komunat veriore të Kosovës ka nisur tanimë edhe mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

    Për këtë, njohësi i politikës, Azem Vllasi ka thënë që zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse Serbia i mbulon shpenzimet.

    “Nuk kishte asnjë arsenal për dorëheqje të kryetarëve që ishin. Nuk kishte asnjë arsenal të bojkotohen zgjedhjet kur Serbët mund të kishin kryetarët e ri. Tash le të presin. Nëse plotësohen kushtet përmes peticionit, zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse Serbia i mbulon shpenzimet ngase krejt këto marinate në komunat veriore po dirigjohen nga Serbia”, u shpreh ai për Front Online.

    Peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës po mbahet në bazë të Udhëzimit Administrativ që Qeveria e Kosovës e miratoi shtatorin e vitit të kaluar për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri, pasi serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

    Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të kaluar, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Nisja e mandatit të tyre në fund të majit, rriti tensionet në veriun e Kosovës.

    Nëse KQZ-ja konfirmon se peticioni ka qenë i suksesshëm, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve.

    Ky votim duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohen 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote./FrontOnline

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Komuna e Prishtinës ka apeluar të gjithë qytetarët për shkak të zjarreve që janë përhapur në disa zona. Në një reagim për...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Doktori Arsim Gërxhaliu, ka rrëfyer për jetën e tij. Ai ka treguar momente kur ka hyrë në Insitutin e Mjëkësisë Ligjore pas...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i përmes një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së...
    Të tjera
    Sport 24 Gusht 2026
    Roma e ka nisur në mënyrën më bindëse sezonin e ri të Serie A, duke mposhtur Fiorentinën me rezultat të thellë 4-0...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Krutje të Lushnjes, ku një person ka vrarë nënë...
    Lajme 24 Gusht 2026
    OVL-UÇK, dega në Lipjan ka marrë vendim që të përjashtojë Skender Llugiqin, pasi kishte kërcënuar në Kuvend Ramush Haradinajn. OVL ka thënë...
    Sport 24 Gusht 2026
    Real Madridi ka prezantuar zyrtarisht Marc Cucurellan si përforcimin më të ri të skuadrës, në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.