×
  • Lajme
  • Lajme

    “Malet përreth Prishtinës po digjen”, komuna apelon qytetarët

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Komuna e Prishtinës ka apeluar të gjithë qytetarët për shkak të zjarreve që janë përhapur në disa zona.

    Në një reagim për media në orët e vona, nga Kryeqyteti kanë thënë se malet përreth Prishtinës po digjen.

    “Në temperatura të larta dhe kushte të thata, mjafton vetëm një shkëndijë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e njerëzve. Ju bëjmë thirrje të gjithëve: Mos ndizni zjarre në natyrë! Mos digjni barishte, hamullishta apo mbeturina! Mos hidhni cigare të ndezura! Mos lini prush apo materiale që mund të shkaktojnë zjarr!”, thuhet në reagim.

    Gjithashtu, janë dhënë sugjerime se si duhet të veprojnë qytetarët nëse hasin në zonat që janë përfshirë nga zjarret.

    “Nëse shihni tym apo zjarr, largohuni nga zona e rrezikut dhe lajmëroni menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193. Mirënjohje e thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po luftojnë me zjarret pa ndërprerje, ditë e natë. Përkushtimi dhe guximi i tyre po mbrojnë natyrën, pronat dhe jetën e qytetarëve tanë. Jemi krenarë me ju! Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe. Mbrojtja e natyrës dhe e jetës është përgjegjësi e secilit prej nesh.”, thuhet tutje.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Doktori Arsim Gërxhaliu, ka rrëfyer për jetën e tij. Ai ka treguar momente kur ka hyrë në Insitutin e Mjëkësisë Ligjore pas...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i përmes një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti....
    Të tjera
    Sport 24 Gusht 2026
    Roma e ka nisur në mënyrën më bindëse sezonin e ri të Serie A, duke mposhtur Fiorentinën me rezultat të thellë 4-0...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Krutje të Lushnjes, ku një person ka vrarë nënë...
    Lajme 24 Gusht 2026
    OVL-UÇK, dega në Lipjan ka marrë vendim që të përjashtojë Skender Llugiqin, pasi kishte kërcënuar në Kuvend Ramush Haradinajn. OVL ka thënë...
    Sport 24 Gusht 2026
    Real Madridi ka prezantuar zyrtarisht Marc Cucurellan si përforcimin më të ri të skuadrës, në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.