
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.