
Inspektorati Farmaceutik ka kryer më 28 maj 2026 riinspektim në barnatoren “Phllos Pharm” në Ratkoc të Rahovecit, me qëllim të kontrollimit të funksionimit të subjektit dhe pranisë së stafit profesional. Gjetja kryesore ishte e drejtpërdrejtë: barnatorja ishte e hapur pa praninë e farmacistit përgjegjës ose të farmacistit zëvendësues, raporton Front Onloine.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik për Phllos Pharm
Në barnatore ndodhej vetëm Diana Thaqi, teknike e farmacisë, me licencë KO-51154/A-05-4. Farmacist përgjegjës dhe pronar i subjektit, sipas raportit, ishte Jeton Berisha. Inspektorati konstaton se barnatorja posedonte licencë të vlefshme, por mënyra se si po funksiononte në momentin e kontrollit ishte në kundërshtim me kërkesat ligjore për praninë e farmacistit.
Përmes procesverbalit nr. 0110308, subjekti është urdhëruar ta mbyllë barnatoren dhe të mos punojë pa praninë e farmacistit përgjegjës ose zëvendësuesit të tij.
Inspektorati i referohet Ligjit për Shëndetësi, Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ për qarkulluesit farmaceutikë me pakicë, të cilat kërkojnë që barnatorja të operojë në praninë e farmacistit. Përveç urdhrit për respektimin e dispozitave ligjore, raporti shoqërohet edhe me Vendimin me gjobë nr. 10/JV-001-26.
Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 70