×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    “O2 Pharmacy” kapen barna pa banderolë dhe pa dëshmi të prejardhjes

    ENIS VELIU
    24 Gusht 2026

    Një inspektim i kryer pas një ankese në barnatoren “O2 Pharmacy” në Prishtinë ka përfunduar me konfiskimin e disa produkteve medicinale dhe shqiptimin e gjobës ndaj subjektit. Inspektorati Farmaceutik ka kryer kontrollin më 19 maj 2026, pas dyshimeve për operim me produkte medicinale të paautorizuara, raporton Front Online.

    Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik

    Raporti i Inspektoratit Farmaceutik për O2 Pharmacy

    Sipas raportit, gjatë kontrollit të produkteve dhe pajisjeve medicinale janë gjetur produkte pa banderolë, për të cilat pala nuk ka ofruar dëshmi për prejardhjen e tyre.

    Dokumenti identifikon konkretisht produktet e gjetura: Pregnyl 5000 IU – 4 copë, NovoRapid – 1 copë, Lantus – 4 copë, Levemir FlexPen – 3 copë.

    Produktet janë regjistruar në procesverbal dhe janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik, raporton Front Online.

    Inspektorati konstatoi se “O2 Pharmacy” kishte licencë të vlefshme, por produktet e evidentuara gjatë inspektimit ishin të paautorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës.

    Sipas raportit, barnatorja duhet t’i blejë produktet medicinale vetëm nga subjekte që posedojnë licencë për qarkullim farmaceutik me shumicë.

    Inspektorati ka urdhëruar që në barnatore të punohet vetëm me produkte dhe pajisje medicinale të autorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës.

    Rasti nuk ka përfunduar vetëm me konfiskim. Raportin e ka shoqëruar Vendimi me gjobë nr. 10/LM-003-26.

    Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 68

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar një varg mangësish në kompaninë “Njësia AGS 1” në Prishtinë, e cila ushtron veprimtarinë e qarkullimit me shumicë...
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një ankesë e ka çuar Inspektoratin Farmaceutik në barnatoren “CFO Green Njësia 39” në Vushtrri.  Ajo që inspektorët kanë gjetur aty ka...
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Barnatorja “BM PHARM” në fshatin Krushë të madhe në Rahovec është përballur me disa shkelje serioze të evidentuara nga Inspektorati Farmaceutik gjatë...
    Të tjera
    Sport 24 Gusht 2026
    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kadriaj ka...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës....
    Sport 24 Gusht 2026
    Gabriel Martinelli është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal për t’iu bashkuar Al-Hilal, ndërsa negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me Muçibabën që prin me pritjet më të mëdha....
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se prania e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës çdo 48 orë është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.