×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Besa”, “Pasqyra Albania”, Rama jep detaje për diskutimet me ministrat e tij në Pogradec

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje për temat e diskutuara në këtë mbledhje.

    Përmes një videoje në rrjetin social, gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, Rama ka shpjeguar përmbajtjen dhe thelbin e diskutimeve.

    Rama e cilësoi protestat e zhvilluar në Tiranë si një “dhuratë”, duke thënë se Shqipëria nuk ka pasur opozitë dhe se protesta ishte një zë qytetar që tregoi nevojën për përmirësimin e qeverisjes.

    Sipas Ramës, qytetarët dhe qeveria do të dalin më të fortë nga kjo situatë, pasi ajo ka shërbyer si një shtysë për një qasje të re të qeverisë.

    “Protesta për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka pasur opozitë. Ishte një meritë e asaj proteste që ne të dëgjonim një zë qytetar që thotë se sot ne meritojmë më shumë. Ajo protestë që ndodhi na ka sfiduar realisht, për aq kohë sa ishte qytetare. Aty u shfaqën njerëz që i çoi nevoja për të bashkuar zërin dhe për të thënë se ne meritojmë më shumë. Unë jam i bindur dhe optimist. Jam shumë i energjizuar. Mos harroni që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, më e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë. Kjo ka një arsye. Shqipëria nuk ka qenë një vend në shitje apo i shitur, se nuk ka një vend të tillë që respektohet ndërkombëtarisht, shton mundësitë për njerëzit e vet dhe rritet çdo ditë. Kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë”, ka thënë Rama.

    Kryeministri tha se gjatë takimit u diskutua për qasjen e re të Partisë Socialiste ndaj territorit, ndërsa theksoi se një nga programet më të rëndësishme të qeverisë do të jetë ai i strehimit.

    Duke u ndalur te dokumenti “Besa”, të cilin e cilësoi tashmë një koncept të konsoliduar në marrëdhënien shtet-qytetar, ai tha se “Besa” përfaqëson besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin.

    Në këtë kuadër, Rama foli për “Pasqyrë Albania”, të cilën e cilësoi si bazën e re teknologjike të marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit. Sipas tij, qytetari do të ketë mundësi të informohet në kohë reale për punën e institucioneve dhe statusin e kërkesave të tij.

    “Hallin apo kërkesën e qytetarit e konceptojmë si një letër, si një pako, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale dhe që mbart edhe përgjegjësi e afate”, tha Rama.

    Kryeministri theksoi se platforma do të mundësojë gjithashtu ndjekjen e projekteve publike, duke dhënë si shembull rrugët, për të parë se kush po i realizon, pse mund të vonohen dhe në çfarë faze ndodhen.

    Në fund, Rama tha se gjatë takimit u diskutua edhe për një sërë programesh që prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe për një plan për rritjen e transparencës lidhur me çmimet e ushqimeve bazë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në ujë....
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni, një ditë më parë në fshatin...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot do të fillojë procesin gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për abuzime...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për...
    Sport 24 Gusht 2026
    Java e parë e sezonit 2026/27 në Serie A ka sjellë disa paraqitje shumë të mira nga futbollistët italianë, me një grup...
    Sport 24 Gusht 2026
    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kadriaj ka...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës....
    Sport 24 Gusht 2026
    Gabriel Martinelli është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal për t’iu bashkuar Al-Hilal, ndërsa negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.