×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekjet e punëtorëve, KEK-u: Përgjegjësitë të përcaktohen vetëm nga hetimet

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit sindikalë, ku është diskutuar për rastet e fundit në ndërmarrje, sigurinë industriale dhe shëndetin në vendin e punës.

    Në takim është bërë e ditur se aktualisht është duke u realizuar vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës, përmes një kontrate që është në zbatim.

    Ndërkohë, Bordi dhe Menaxhmenti kanë bërë thirrje që të mos nxirren përfundime të parakohshme lidhur me rastet e fundit.

    “Deklarimet e pabazuara dhe të pakonfirmuara janë të dëmshme, para së gjithash ndaj familjeve të prekura, por edhe ndaj opinionit publik dhe vetë procesit të zbardhjes së rasteve”, thuhet në reagimin e KEK-ut në Facebook.

    Nga KEK-u kanë theksuar se hetimet janë duke u zhvilluar nga organet kompetente të drejtësisë dhe se përgjegjësitë eventuale duhet të përcaktohen vetëm pas përfundimit të procesit hetimor.

    “Rrethanat, shkaqet dhe përgjegjësitë eventuale duhet të përcaktohen vetëm mbi bazën e fakteve dhe gjetjeve zyrtare të procesit hetimor, pa paragjykime dhe pa nxjerrë përfundime të parakohshme”, thuhet tutje në reagim.

    “Në përfundim të takimeve, palët u dakorduan për vazhdimin dhe intensifikimin e dialogut social dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të adresimit të të gjitha çështjeve që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe me përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës për punonjësit e KEK-ut. KEK Sh.A. mbetet i përkushtuar që siguria dhe shëndeti i punonjësve të jenë prioritet i përhershëm dhe përgjegjësi themelore institucionale e Korporatës”, tha KEK-u.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar në lidhje me situatën politike, duke thënë se është koha për të lëvizur tani. Ai...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe...
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Një inspektim i kryer pas një ankese në barnatoren “O2 Pharmacy” në Prishtinë ka përfunduar me konfiskimin e disa produkteve medicinale dhe...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për...
    Sport 24 Gusht 2026
    Java e parë e sezonit 2026/27 në Serie A ka sjellë disa paraqitje shumë të mira nga futbollistët italianë, me një grup...
    Sport 24 Gusht 2026
    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kadriaj ka...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës....
    Sport 24 Gusht 2026
    Gabriel Martinelli është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal për t’iu bashkuar Al-Hilal, ndërsa negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.