×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gjendet e pajetë e moshuara në plazhin e Durrësit

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.

    Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes. Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për një banore të zonës apo pushuese, shkruan vizionplus.tv.

    Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa trupi i gruas në moshë të thyer është dërguar në spitalin rajonal, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

    Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por sipas burimeve nga policia e Durrësit është ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, para kryerjes së ekspertizës mjekoligjore.

    Nga Rubrika
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën në vendin...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës. Sipas informacioneve , një person dyshohet se...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të së hënës në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut....
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani ka folur lidhur me raportin për gërmimet në komunën e Zubin Potokut,...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë shtetas të Republikës së Kosovës. Dekretet për dhënien e shtetësisë së Kosovës për dy...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura në Kalludër të Zubin-Potokut...
    Lajme 24 Gusht 2026
    25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi nga ora 18:00. Njoftimin për ceremoninë mortore e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.