×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vlerat e glicemise ne shtatezani, ja kur kemi te bejme me diabet

    FrontOnline
    26 Korrik 2023

    Me diabet gestacional i referohemi diabetit që shfaqet gjatë periudhës së shtatëzanisë.

    Ashtu si të gjithë tipet e tjerë të diabetit, edhe ai gestacional i referohet mënyrës se si qelizat e organizmit e përdorin sheqerin (glukozën), burimin më të rëndësishëm të energjisë. Diabeti gestacional bën të mundur rritjen e niveleve të sheqerit në gjak (glicemia) dhe kjo mund të shkaktojë probleme për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

    Cfarë mund të bëjë nëna në këtë rast?

    Nëna duhet të përpiqet ta mbajë nën kontroll diabetin duke ndjekur një dietë shumë të shëndetshme ushqimore, duke kryer aktivitet fizik si edhe nëse do jetë e nevojshme edhe duke marrë medikamentet e përshkruara nga mjeku.

    Si bëhet diagnostikimi?

    Vlerat e glicemisë do të maten me anën e një analize gjaku e cila kryhet esëll, e cila do të nxjerrë përqëndrimin e sheqerit të pranishëm në organizëm (glicemia bazale). Më pas gruaja do të pijë një pije e cila përmban rreth 75 gr glukozë dhe do t’i nënshtrohet një analize tjetër, pas 1-2 orësh (në disa raste të rralla pas 3 orësh). Në disa raste kjo pije mund të shkaktojë tek gruaja të vjella, të përziera, djersitje, marrje mendsh dhe në rastet më ekstreme, gjendje të fikti.

    Vlerat e glicemisë

    Kur analiza është bërë esëll: konsiderohet diabet nëse vlerat e glicemisë janë më të larta se 126 mg.

    Kur analiza është bërë pasi gruaja ka marrë 75 gr glukozë: konsiderohet prediabet nëse glicemia ka vlera nga 140-199 mg, dhe diabet nëse glicemia ka vlera më të mëdha se 200 mg.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.