×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gabimet që bëjmë me fytyrën gjatë dimrit

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën.

    Trajtimi i lëkurës në dimër

    Dimri nuk është aspak miqësor me lëkurën dhe arsyet janë mjaft të qarta: i ftohti, era dhe shiu rrisin acarimin, skuqjen dhe çdo lloj tjetër të papërsosmërisë, që mund të vijë në mendje. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekziston fakti që shumë prej nesh, edhe pa dashje, bëjnë gabime në rutinën e bukurisë.

    Përdorni kremin e gabuar

    Çdo lloj i lëkurës ka kremin e vet dhe duke përdorur çdolloj kremi që na del përpara është gabimi më serioz që mund të bëhet. Mos harroni se për lëkurën e thatë përbërësit më të mirë janë vaji i bajames, gjalpë shea, boronica, karota dhe luledielli, prandaj kërkoni produktet që i përmbajnë ato, transmeton Psikologjia.

    Mbani lagështi në lëkurë

    Një rutinë e duhur e bukurisë, kërkon që brenda gjashtëdhjetë sekondave të pastrimit, të vendosni një tonik pa alkool, e ndjekur nga një krem hidratues që ndihmon lagështirën për të depërtuar thellë.

    Mos i lëpini buzët

    Lëpirja e buzëve mund t’ju japë idenë e luftimit të thatësisë, por në realitet pështyma vetëm tërheq lagështinë e brendshme të buzëve në sipërfaqe, ku avullon përmes një procesi osmozë, duke i lënë ata edhe më të thata.

    Më mirë përdorni një zbutës

    Përdorni produkte specifike për dimër Kur e kuptoni se lëkura juaj bëhet e kuqe dhe e irrituar, do të ishte mirë të shtoni disa produkte në rutinën tuaj të zakonshme të bukurisë, specifike anti-skuqëse dhe hidratuese për dimër.

    Përdorni krem kundër diellit

    Disa besojnë se, kur është ftohtë nuk ka diell dhe nuk ka arsye për të mbrojtur lëkurën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar: rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura, kështu që ju kurrë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa aplikuar mbrojtje të mirë dielli.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Shkurt 2025
    Një studim i botuar në “European Journal of Preventive Cardiology” ka zbuluar se konsumimi i moderuar i kafesë mund të ketë efekte...
    Lifestyle13 Shkurt 2025
    Për qindra vjet, njerëzit i janë drejtuar çokollatës për të rritur shëndetin e zemrës. Në vitet 1500, njerëzit indigjenë konsumonin kakao si...
    Lifestyle12 Shkurt 2025
    Ky sezon i gripit ka qenë i ashpër, me raste në nivelet më të larta të paktën në 15 vitet e fundit....
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.