×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi su*lmi në Ibër-Lepenc

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin e 29 nëntorit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

    Barduani shtoi se teksa sulmi ndodhi, KFOR-i ka reaguar shpejt për të siguruar zonën e prekur, dhe theksoi edhe një herë që këtë sulm, si KFOR-i ashtu dhe NATO, e dënojnë fuqishëm, ndërsa dorasit duhet të dalin para drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

    Po ashtu komandanti i KFOR-it, natë kritike të 29 nëntorit tha se ai ishte në koordinim të ngushtë me homologët lokalë dhe ata ndërkombëtarë për menaxhim të situatës.

    “Dua të them fillimisht se KFOR-i është i pozicionuar për të monitoruar dhe menaxhuar çdo zhvillim të situatës së sigurisë lokale”.

    “Ne zbuluam incidentit menjëherë pasi ndodhi. Ne reaguam shpejt, duke siguruar zonën dhe duke ofruar forma të ndryshme asistence, institucioneve në Kosovë. Dua të theksoj edhe një herë se NATO dhe KFOR-i dënojnë fuqimisht këtë sulm, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që të identifikohen ata që janë përgjegjës, dhe të sillen para drejtësisë”, tha Barduani.

    “KFOR-i dislokoi njësi për të siguruar zonën e kanalit e dëmtuar të ujit, ofruam mbështetje logjistike dhe gjiniere, si dhe eksepertizën tonë për asgjësimin e lëndëve plasëse. KFOR-i veproi me shpejtësi për ta stabilizuar situatën, duke ofruar sigurinë e zonës së prekur, teksa koordinoheshim ngushtë me homologët lokalë dhe ndërkombëtarë”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se asnjë nga vendimet e deritanishme të...
    Lajme22 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një letre dërguar Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit, ia ka rikonfirmuar...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Bay T i ka rikujtuar Vullnetit disa nga momentet komike që krijoi ai në shtëpi duke imituar Xhenetën. Ajo, mes tjerash, e...
    Vip22 Janar 2025
    Finalistët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Driloni kanë bërë një debat bashkë mbi eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në...
    Vip22 Janar 2025
    Banorët janë duke shijuar në maksimum ditët finale në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare. Kureshtje është zgjuar mes dy prej...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka theksuar angazhimin e partisë për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të barabarta...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Irzniq të Deçanit, para tubimit në Gjakovë, shprehu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.