Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Srebrenicës që ka ndodhur 25 vjet më parë. Osmani ka thënë seSrebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore, përcjell Front Online.
“Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër”, ka shkruar ndër tjerash Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo ka thënë se edhe pa 25 vitesh nga masakra, Serbia ende mohon krimin.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar që sot në orën 13:00, të mbahet një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.
Postimi i plotë i Osmanit:
https://www.facebook.com/165237913638481/posts/1734493920046198/