×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani përkrah kërkesat e infermiereve: Angazhimi juaj, jetik për ruajtjen e shëndetit të popullatës

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, të kryesuar nga z. Fitim Havolli, kryetar i kësaj organizate sindikale.

    Në takimin me ta, Osmani çmoi lart angazhimin e pakursyer të infermierëve në gjithë vendin për ruajtjen e shëndetit të popullatës. Në mënyrë të veçantë ajo e theksoi rolin e pazëvendësueshëm të tyre në menaxhimin e pandemisë.

    “Puna juaj në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët e prekur me virusin Covid 19 është tepër e rëndësishme”, tha ajo.

    “Por, krahas këtij trajtimi, komunikimi social dhe aspekti psikologjik, të cilin ju po ua ofroni pacientëve të prekur nga ky virus, është po kështu shumë i rëndësishëm”, nënvizoi znj. Osmani.

    Më tej,  Osmani tha se është në dijeni me vështirësitë me të cilat ballafaqohen punonjësit shëndetësorë, në veçanti infermierët, trajtimi i të cilëve nuk është i dinjitetshëm. Ajo i siguroi përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve se, si kryetare e Kuvendit do të ushtrojë rolin e saj që infermierët të kenë trajtimin e duhur, sidomos tani në kohë të pandemisë.

    “Sikur kam nënvizuar edhe më herët, se mostrajtimi me dinjitet i infermierëve dhe i stafit tjetër shëndetësor, konsideroj se afekton jetët e qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.

    Përfaqësuesit e sindikatës, nga ane tyre, e njoftuan kryetaren Osmani me angazhimin e tyre gjatë kohës së pandemisë, por edhe me vështirësitë me të cilat po ballafaqohen si profesionistë shëndetësorë, pasi që janë jo vetëm të mbingarkuar, por edhe në numër të pamjaftueshëm, pasi që një numër infermierësh janë prekur tashmë me virusin.

    Në mënyrë të veçantë, sindikalistët e shtruan çështjen e moszbatimit të ligjit dhe kompensimin e ulët për orët e kujdestarisë së infermierëve. Prandaj, ata kërkuan zbatim të ligjit si dhe plotësim të tij.

    Në fund, Kryetarja Osmani premtoi që do t’u kushtojë vëmendje të veçantë të gjitha çështjeve të ngritura dhe konfirmoi se do t’i adresojë tutje ato./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.