Vajzat e Kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmanit, sot kanë ditën e parë të shkollës, raporton Front Online.
Binjaket e saj po e fillojnë klasën e parë nën përcjelljen e prindërve, të veshura në fustane dhe me çanta në krah.
Osmani me Prindonin kanë vendosur që vajzat t’i dërgojnë në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.
Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj në Facebook, Kryeparlametarja ka shkruar se sot ato filluan rrugëtimin më të rëndësishëm, rrugëtimin e dijes.
Sot në Kosovë ka filluar faza e parë e mbajtjes së procesit mësimor, ndërsa faza e dytë për nivelet tjera fillon më 21 shtator. /Front Online