Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar se në qytetin e Podujevës, ka ndodhur një “vjedhë e rendë”, por policia e ka arrestuar të dyshuarin për këtë vepër penale.
Sipas Policisë së Kosovës, kjo vjedhe ka ndodhur në rrugën Bajram Krasniqi në Komunën e Podujevës.
“Rr. Bajram Krasniqi, Podujevë 03.06.2023-12:33. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, i dyshuari mashkull kosovar sipas policisë me vendimi të prokurorit është dërguar në mbajtje.