×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Viti akademik nisë me 1 tetor në format të kombinuar, studentët pajtohen

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Vonesa e shtyerje, shkaku i pandemisë, nuk do të ketë.

    Viti i ri akademik 2020/21 do të nisë me 1 tetor në të gjitha Universitetet publike në vend, por jo për të gjithë studentët.

    Brucoshat, për të cilët shkuarja në fakultet do të jetë një përvojë e re, mbase do të duhet të presin edhe dy muaj më tepër për këtë moment.
    Për këtë vonesë ka një arsye të forte, shkruan Front Online.

    “Si rrjedhojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për 29 gusht, studentët e vitit të parë do të pranohen me vonesë dhe mësimi për ta do të fillojë me një vonesë deri në dy muaj”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Universiteteve Publike.

    Por këta shkollarë para se t`i ndjekin studimet në universitetet publike, së pari duhet t`i nënshtrohen fizikisht provimeve pranuese.

    E studentët e viteve tjera, dy, tre e katër, të cilët e kanë kaluar që moti një proces të tillë, vitin e ri akademik do ta nisin ashtu si e përfunduan.

    Ligjëratat ata do t`i ndjekin në distancë – online, derisa për provime duhet të jenë prezentë fizikisht në ambiente të fakulteteve, shkruan Front Online.

    Me këtë formë, që unanimisht e përzgjodhën të shtatë rektoret e universiteteve publike, po pajtohen ata që përfaqësojnë studentët.

    Për Advan Sylën nga organizata Paqja Studentore , alternativë tjetër më të mirë, nuk ka.

    “Çfarëdo vendimi tjetër do të ishte në dëm të studentëve, në rast se ishte marrë vendim që testet të mbahen online, sepse po u bie kredibiliteti atyre provimeve ose e kundërta që të mbahen ligjeratat fizikisht, do të kishte qenë rrezik për shëndetin e studentave”, u shpreh ai për Front Online.

    Ky thotë se studentët kurdo që të paraqiten fizikisht këto kohë në fakultetet e tyre duhet të kenë parasysh një gjë.

    “Rekomandimet e IKSHPK-së”, tha ai për Front Online.

    Instutcionet akademike në Kosovë u mbyllën pak ditë para se në vend të shpërthenin rastet e para me koronavirus, me 13 mars./ Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.