×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Virologia që provoi vaksinën kundër COVID-19 thotë se po ndihet shumë mirë

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Kanë kaluar dy muaj që kur iu nënshtrua administrimit të vaksinës kundër koronavirusit dhe virologia Elisabbetta Groppelli, studiuese në St.George të Londrës, thotë se ndihet shumë mirë dhe nuk ka pasur “asnjë efekt të rëndësishëm anësor”.

    Groppelli është një ndër të parët që e kanë provuar vaksinën dhe përgjatë kësaj periudhe, nuk ka përjetuar shqetësime të mëdha.

    “Disa prej nesh kanë pasur dhimbje në zonën e injeksionit, lodhje dhe temperaturë të lehtë, por të gjithë këto janë reaksione normale”, shprehet ajo.

    Vaksina po hyn këto ditë në fazën e tretë dhe të fundit që është eksperimentimi tek njeriu. Virologia shton megjithatë se është ende shumë shpejt për të vlerësuar efektet përfundimtare të saj.

    “Nuk jemi ende të sigurt nëse ky reagim imunitar i përfituar është në gjendje të mbrojë nga sëmundja: për momentin, qarkullimi i virusit është reduktuar shumë dhe nuk e dimë nëse vullnetarët nuk janë infektuar sepse kanë arritur të krijojnë imunitet apo sepse nuk kanë rënë në kontakt me sëmundjen”, është shprehur ajo./Tch/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.