Një këmbësore femër është goditur nga një veturë në fshatin Sopijë të Suharekës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.
“Fshati Sopijë, Suharekë 20.10.2022 – 08:05. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore e kishte goditur këmbësoren- viktimën femër kosovare, e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raport./Front Online