×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e çon në Kushtetuese Presidentin Thaçi për zgjedhjet

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçit për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta Express.

    Në një njoftim nga Vetëvendosje thonë se qytetarët po vazhdojnë që të privohen nga e drejta për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre me anë të zgjedhjeve, derisa, kanë përmendur edhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në komunat me shumicë serbe.

    “Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Këto të drejta kushtetuese të qytetarëve mundësohen përmes shpalljes dhe organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejta. Askush nuk ka të drejtë e autorizime, e aq më pak Presidenti që arbitrarisht dhe jashtë kompetencave të tij të pamundësojë ushtrimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave përmes shtyrjes pa afat të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës. Përkundrazi, përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore e Presidentit, është caktimi i datës së zgjedhjeve në afatet e përcaktuara me ligj. Pas dorëheqjes së Kryetarit të Komunës zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga Presidenti i Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme shpallen jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas dorëheqjes, të cilat nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas shpërbërjes”, thonë nga LVV’ja.

    Në partinë e Albin Kurtit thonë se presidenti ka privuar qytetarët nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

    “Me vendimet e Presidentit për të shtyrë pa afat të caktuar mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Besianës, por së fundi edhe për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Presidenti ka privuar qytetarët nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, siç përcaktohet me nenin 45 të Kushtetutës. Vendimi i Presidentit për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve në Besianë dhe Mitrovicë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës, si dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare të integruara në Kushtetutë si dhe me praktikat e mira dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shumë mandate, Arben Gashi, ka folur për FrontOnline rreth ngërçit që ka përfshirë Kuvendin e...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka ngritur shqetësime serioze mbi përfshirjen e figurave të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje në biznesin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që mbështet ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për...
    Lajme30 Maj 2025
    Gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës. Behluli ishte intervistuar dje nga...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ministri i Energjisë, Ismet Mulaj, ka folur për FrontOnline lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, duke theksuar...
    Lajme30 Maj 2025
    Derisa qytetarët e Kosovës paguajnë fatura të rritura të energjisë elektrike dhe përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës, një tjetër "rrymë"...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.