
Përveç 26 rasteve të konfirmuara me coronavirus sot, vetëm një pacient është shëruar, kurse numri total i të shëruarve është 913.
“Sot më 10 qershor 2020, është shëruar 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 913 raste” thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovë ka njoftuar se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.