×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 25 shtretër të lirë në Klinikën e Pulmologjisë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Shtimi i madh i të prekurve me Coronavirus ka bërë që shumë Klinika të QKUK-së të bëhen strehë e trajtimit të këtyre pacientëve.

    Një prej tyre është edhe Klinika e Pulmologjisë, pacientët e prekur me coronavirus të së cilës po marrin trajtim edhe në Klinikën e Dermatologjisë.

    Sipas pulomologut Flamur Marku, kjo klinikë ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar edhe pacientë të tjerë.

    Madje sipas tij, aktualisht janë 25 vende të lira.

    “Ne kemi kapacitet të mjaftueshëm. Kemi më shumë se 25 vende të lira për pacientë. Sepse që një kohë e kemi edhe Klinikën e Dermatologjisë të cilën e shfrytëzojmë si Klinikë e Pulmologjisë për raste të prekura me Coronavirus dhe kemi shtretër të mjaftueshëm për pacientët që shtrihen këtu”, tha Marku për Front Online.

    Alarmon pulmologu kosovar: Në vjeshtë pritet të përkeqësohet situata me Coronaviurus

    Marku thotë se përveç pacientëve me gjendje të rënduar, ata të cilët kanë simptoma më të lehta marrin trajtimin në shtëpi.

    “Pacientët që vijnë këto zakonisht janë në një gjendje më të komplikuar. Dhe është i nevojshëm tretmani me antibiotik me intravenoz për lehtësimin e frymëmarrjes. Kurse, rastet që janë më të lehta që e kanë në rregull saturimin e oksigjenit, apo edhe janë në gjendje më të lehtë, atëherë ne shkojmë me terapi orale dhe trajtohen tek shtëpia”, deklaroi më tutje Marku.

    Ai po ashtu ka edhe një mesazh për të gjithë ata persona që po marrin antibiotik pa marrë rekomandimin e mjekut.

    “Me pas kujdes maksimal gjithmonë në kontakt me të gjithë. Dhe mos me marrë antibiotik pa nevojë, pa u konsultuar me mjekun, pa i pas vlerat e infeksionit të rritura ose pa pasur ndryshime në mushkëri. Ka shumë pacientë që vijnë, dhe pa u konsultuar me askënd vetëm në bazë të informatave që kanë marrë nga njerëzit kanë marrë antibiotik që nuk kanë pasur nevojë”, tha në fund pulmologu Flamur Marku.

    Kujtojmë se nga 13 marsi në Kosovë janë konfirmuar 11.686 raste pozitive me Coronavirus. Derisa, janë shëruar 7.562 pacientë dhe 416 të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.