×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli tha se Kurti i dërgoi njerëz për koalicion, zyrtari i VV-së thotë se po gënjen

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar mbrëmë se Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë dërguar njerëz që të bisedojnë për mundësinë e krijimit të një koalicioni pa shkuar në zgjedhje të reja. Megjithatë, ndryshe po deklarohen në partinë e Albin Kurtit.

    Partia Demokratike e Kosovës thotë se ka marrë ofertë nga LDK-ja dhe Vetëvendosja për një koalicion pas mocionit të mosbesimit.

    Kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, ka deklaruar mbrëmë se asnjëra palë nuk ka nevojë t’i dërgojë njerëz atij për të krijuar qeveri bashkë.

    “Nuk kanë nevojë me e mashtru opinionin për izolim e të më çojnë m’u njerëz me ba qeveri të përbashkët. Me asnjërin s’kam me pasë qeveri. As këta që shkuan, nuk kanë shanse. As këta që vijnë, nuk kanë me pasë shans me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët. As këta që po kalojnë nuk kanë nevojë me dërgu njerëz me u marrë vesh, me shiku qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni. Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin PDK me qenë pjesë e tyre. PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli në një intervistë për Reporterin.

    Megjithatë, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së Veselit, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

    Arlind Manxhuka nga sekretariati për media ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një intervistë të kreut të partisë, Albin Kurtit ku pyetet për këtë temë.

    Në pyetjen se a mund të ketë koalicion me PDK’në në rast se do të ketë zgjedhje, Kurti përgjigjet shkurtimisht “Jo”.

    Manxhuka ka shkruar se kreu i PDK’së është duke gënjyer lidhur me deklaratën se LVV i ka dërguar njerëz për koalicion.

    “Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni VETËVENDOSJE!-n”, ka shkruar ai.

    Vetëvendosje pas mocionit të mosbesimit kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, sapo të stabilizohet situata me koronavirusin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.