“Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit” ka thënë Veseli.
Edhe kryetari i Komunës, Shaban Shabani dhe kryetari i degës së PDK-së, Vehbi Nazifi kanë falënderuar kryetarin Veseli dhe anëtarët e kryesisë duke premtuar angazhim në shërbim të qytetarëve, si dhe për të forcuar më shumë PDK-në.