Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Albin Kurti iku nga përgjegjësia.
“Albin Kurti iku nga përgjegjësia. Askush nuk e ka rrëzuar. Nuk kishte guximin për t’u ballafaquar me gjërat që ishin reale”, ka thënë ai, në RTK.
Ai është shfaqur kritik me qasjen e Vetëvendosjes, e cila sipas tij, nuk ka njohur simbolet e Kosovës, duke i nxjerrë telashe shtetit.