×
  • Opinione
  • Opinione

    Veprimet e Vuçiq-it dhe projekcionet për akomodimin e serbëve të Kosovës

    Albert Prenkaj
    05 Tetor 2023

    Shkruan: Albert Prenkaj, ish-ambasador

    Çështja serbe apo çështja shqiptare?

    Nën trysninë e Kremlinit dhe të elementeve pro-ruse në aparatin shtetërorë të Sebisë, por gjithashtu nga disponimi intelektual dhe ai publik atje, Vuçiq për disa herë radhazi urdhëron marshimin e ushtrisë serbe në drejtim të Kosovës.

    Ai është plotësisht i vetëdishëm për pamundësinë e ndërjyrjes ushtarake në Kosovë për shkak të prezencës së KFORit, gjegjësisht NATOs.

    Për një fushatë të tillë, siç e lyp puna, paraprakisht duhet përgatitur opionioni publik. E kur bëhet fjalë për presidentin e Serbisë Vuçiq, ai e ka të qartë se kur paraqitet në opinion, ai i drejtohet publikut jug-sllavishtfolës që nga Alpet e deri në Gjevgjeli, tek kufiri me Greqinë. Pra, audienca e tij është rreth 20 milionëshe. Nëse kësaj ia shtojmë prezencën diplomatike në rajon, si dhe shtëpitë e mëdha botërore mediale, atëhetë mesazhi i planifikuar ka zënë vend.

    Një fjalë popullore thot:”Ujku i ngopur, delet në numër”.

    Betimi që ushtria do të kthehet në Kosovë është mbajtur, bashkëpunimi me NATOn dhe kancelarit e mëdha u ruajt. Deri në një tjetër rast.

    Me këtë sjellje manipulative të Vuçiq-it, së paku nga komunikimet me akter që ky i mbanë kontaktet në baza të rregullta, sprovohen limitet e “lejimit të depërtimit në thellësi”. Natyrisht, për të kontekstualizuar qëllimin e tij Vuçiq ka përballë akter me të njëjtin qëllim në Kosovë. Së paku kështu e paraqet Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjeneral Ristuça në La Repubblica, e që është ripostuar në të përditshmen beogradase Politika ne titull:” Vendimet e Prishtinës shkaktuan një krizë të re”.Bëhet fjalë për Kryeninistrin Kurti dhe ministrin e tij Sveçla, kohë pas kohe Presidenten Osmani, të cilët në mënyrë spektakulare ofrojnë ambijent fertil me plasimin e argumenteve të të njëjtës mendësi.

    Siç u tha nga opinionisti Dushan Janjiq, me ndërhyrjen e “Little Green Man” në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit në veri të Kosovës, Rusia tregon se është tashmë faktor i involvuar në sigurinë dhe paqen e kësaj pjese të evropës, gjithashtu.

    Duhet të përkujtojmë se Rusia ishte prezente në të gjitha fazat e rrugëtimit të Kosovës: Në Rambuje, në Vjenë, në Grupin e Kontaktit, deri te ICO që ishte aparat mbikqyrës i pavarësisë së Kosovës. Aty ndërpritet prezenca ruse në proces. Nuk duhet hequr nga mendja se me ndërhyrjen e ushtrisë ruse, duke marr kontrollin e aeroportit të Prishtinës (1999), me ç’rast gjenerali britanez Xhekson evitoi konfliktin me Rusinë, Marrëveshja e Kumanovës pësoi amandamentime për të akomoduar kontigjentin ushtarak rus në kuadër të KFOR-it.

    Tërheqja totale ruse nga aranzhmanet e krijimit të kushteve për akomodimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe futja në NATO e shumicës së shteteve të kësaj gjeografie të Evropës, me përjashtim të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës, bëri që Rusia t’i rikthehet doktrinës cariste dhe sovjetike të kthimit në “ujëra të ngrohta”, që i bie kthimi pranë Adriatikut, nëse jo drejpërdrejtë, edhepse ndërhyrja apo infiltrimi në politikën e brendshme

    në Mal të Zi, mbajtja e presidentit të Republika Srpska nën ndikim, janë kërcënime serioze të doktrinës “Ruski Mir”.

    Rikthimi i ushtrisë së Serbisë në Kosovë ka intenncë të realizohet edhe me praninë e KFORit, përmes klauzolës së Rezolutës 1244, Aneksi 2, në të cilën në mes tjerash rregullohet kthimi i personelit nën 1000 zyrarë.

    Në rastin më të volitshëm, ushtria e Serbisë do të zhvillonte inkursion okupues në tre skenare:

    depërtim i shpejt në kufinjtë e Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të shkëputur komunikimet e palës kosovare me prapavinë;
    marrja nën kontrollë e kishave dhe manastireve të Kishës Ortodokse Serbe, në emër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore serbe;
    depërtimi efektivit ushtarak deri në lumin Ibër, për të realizuar anektimin de facto.
    Këto skenare mbase edhe mund të realizohen në mungesë të vullnetit, të profesionalizmit, apo elementeve “vjedulla” (faktorët e kundërinteligjencës) shprehje kjo që përdoret në zhargonin e inteligjencës.

    Në ndërkohë NATO e kërcënuar drejtpërdrejtë nga planet e doktrinës “Ruski Mie”, tashmë ka lëvizur kontigjentet ushtarake shtesë në Kosovë.

    Në ndërkohë, nuk rreshtin ide të cilat projektojnë rregullimin e autonomisë

    për serbët në Kosovë, si mënyrë për të pacifikuar konfliktin Kosovë-Serbi.

    Ajo që sjellet në vëmendje është se Dokumenti i Ahtisarit ka rregulluar autonominë për serbët e Kosovës përmes decentralizimit të pushtetit nga ai qëndrorë tek komunat me shumicë serbe. Mirëpo, në një publikim të botuar të Qendrës për Alternativa Strategjike, me seli në Beograd, nga Ian Bancrof dhe Gerard Gallucci, “Crafting a Special Staus for Northern Kosovo – Punimi i një statusi të veçantë për veriun e Kosovës”, hasim në ide të cilat kundrojnë nga një këndvështrim sovranist që fillimisht e vë në dyshim shtetësinë e Kosovës mbi parimin sui generis, si rezultat i zhbërjes së dhunshme të RSFJ-së. Sipas këtij këndvështrimi: “Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për Kosovën la pa përgjigje pyetjet thelbësore politike të ngritura nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

    Sipas tyre Gjykata nuk trajtoi statusin e Kosovës si shtet “i pavarur”, as ligjshmërinë e shkëputjes së saj nga Serbia.” Pra është një përmbysje e asaj që GJND nuk e konteston Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, sepse pyetja nga pala serbe ishte në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë dhe jo për shtetësinë, apo ligjshmërinë e shkëputjes.

    Nisur nga kjo premisë, Bancrof dhe Gallucci zgjidhjen e shohin që Beogradi të pranojë ekzistencën e Prishtinës, në praktikë, pra jo njohje implicite siç pretendohet të projektohet nga pala kosovare, apo njohje formale, por në kontekstin e përparimit real të anëtarësimit të Serbisë në BE, pa e futur Kosovën si pretenden për anëtarësim eventual në BE. Sipas tyre duhet identifikuar hapt për të zgjidhur çështjet praktike të pakicës etnike serbe në Kosovë – përfshirë këtu zbatimin e decentralizimit dhe një status të veçantë për veriun. Kjo analizë e identifikon zonën e marrëveshjes së mundshme Zone of Possible Agreement-ZOPA), por që në esencë mendoj se ende nuk është një emërues i përbashkët i pranueahëm për të dy shtetet si imperativ final i integrimit në BE, Kosovën dhe Serbinë.

    Analiza Bancrof – Gallucci nxjerrë në pah se ekziston precedenti për një marrëveshje më të qartë dhe formale për ndarjen e sovranitetit mbi veriun e Kosovës. Kjo analizë parasheh sovranitet të dyfisht mbi veriun e Kosovës, përkatësisht, një kornizë ligjore dhe politike e veçantë, siç është Brçko. Brçko është një njësi administrative autonome, kompetencat qeverisëse të së cilës rrjedhin nga dy entitetet e vendit – Republika Srpska dhe federata e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërsa Brçko u përket të dy njësive shtetërore, ajo është e vetëqeverisur në mënyrë të pavarur -nën mbikëqyrjen ndërkombëtare – dhe banorët e saj janë shtetas të njërit prej entiteteve përkatëse.

    Rasti i Brçko-s është zgjidhje e brendshme e një entiteti shtetërorë, andaj kjo ofertë është e pa-aplikurshme në konfliktin në mes dy shteteve të pavaruara (Kosovë-Serbi), anipse njëra palë, në këtë rast Serbia ka pretendime konstitucionale, politike dhe ushtarake ndaj Kosovës, një shteti tashmë të njohur nga më shumë se gjyma e anëtarëve të OKB-së, si dhe anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare.

    Për të përmbledhur, modeli i Brçkos i propozuar nga Bancrof – Gallucci nuk është i përshtatshëm për komunitetin serb në Kosovë, nga se fillimisht Kosovën nuk e trajton si palë negociuese e barabartë, si shtet, autononominë për komunitetin serb në Kosovë e ndanë në mënyrë të padrejtë në autonomi të decentralizuar në modelin e Ahtisarit për komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, dhe autonomi të koncentruar politike dhe territoriale të tipit të Brpçko-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, për komunat me shumicë serbe në veri.

    Ajo që do të duhej të merret prasyshë gjatë rregullimit të vetqeverisjes së komunave me shumicë të komunitetit serb është se duhet të ruhet autonomia lineare për të gjitha komunat në fjalë. Ofrimi i një lloji tjetër të autonomisë për komunat në veri paraqet rrezik për komunat në jug të lumit Ibër. Pala negociuese e Kosovës mund të mos pranoj fare një aranzhman të autonomie të dyfisht, e që rrezikon populltatën serbe në jug, të mbetet pa asnjë lloj autonomie, me mundësi reale të braktisjes së vendbanimeve.

    Dhe krejt në fund, në aspketin e sigurisë Kosova ka prezencën ndërkombltare në tërë territorin e saj, në kuptim të KFORit dhe EULEXit, andaj nuk mendoj se ndonjë mandat i ri eventual në komunat veriore kërkon aranzhman të ri ligjorë ndërkombëtarë.

    Një protektorat i veçantë i veriut do të krijonte situatë jasht kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës për një afat kohorë të (pa) caktuar, dhe për pasojë do të kthente në tavolinën negociuse të ndonjë Konference eventuale Kosovën si tërësi. Kështu do të kalonim nga “Serbian Question – Çështja Serbe” në Kosovë tek “Albanian Question- Çështja Shqiptare”.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.