Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vendet arabe mbështesin zgjatjen e sanksioneve ndaj Iranit

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit përmes një letre dërguar në Kombet e Bashkuara, ka dhënë pëlqimin për zgjatje të embargos së armëve ndaj Iranit.

    Embargoja përfundon në muajin tetor dhe Shtetet e Bashkuara janë duke bërë trysni që Këshilli i Sigurimit sa më parë të miratojë një rezolutë për të zgjatur afatin e saj.

    Shtetet arabe që përbëjnë këshillin – Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – e dërguan letrën më 9 gusht.

    Letra, e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Nayef al-Hajraf, thotë se që kur u nënshkrua marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe superfuqive më 2015, “Irani nuk ka pushuar ose hequr dorë nga ndërhyrjet e armatosura në vendet fqinje, direkt dhe përmes organizatave dhe lëvizjeve të armatosura dhe trajnuar nga Irani “.

    “Prandaj do të ishte e papërshtatshme të hiqni kufizimet derisa Irani të braktisë aktivitetet e tij destabilizuese në rajon dhe të pushojë së siguruari armë për organizatat terroriste dhe sektare”, thuhet në letër.

    Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi e quajti letrën “të papërgjegjshme, që u shërben interesave të SHBA-së”, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

    Kombet e Bashkuara e ndaluan Iranin të blinte sisteme të mëdha armësh të huaja më 2010 në mes të tensioneve për programin e tij bërthamor.

    Embargoja e ka ndaluar Iranin të blejë armë konvencionale si avionë luftarakë, tanke dhe anije luftarake.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar se nëse lejohet që kjo embargo të skadojë, atëherë do të destabilizohej më tej Lindja e Mesme; do t’i vinte Izraelin dhe Evropën në rrezik dhe do të rrezikonte jetët e njerëzve në SHBA.

    Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë këtë javë një votim në Këshillin e Sigurimit për të zgjatur embargon, tha Pompeo.

    Nëse Këshilli i Sigurimit nuk e pengon Iranin të blejë dhe të shesë armë, Uashingtoni ka thënë se do të shkaktojë një “kthim të shpejtë” të të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Një shofer në Finlandë mori gjobën më të lartë ndoshta për tejkalim shpejtësie. Ai është gjobitur me 121 mijë euro, pasi gjobat...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly sot ka qëndruar në Ukrainë, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky....
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Është gjetur dhe konfiskuar në veri të Kosovës një veturë me targa gjermane, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Sipas...
    Lifestyle05 Qershor 2023
    “Kam nevojë për një pushim, për të shkuar në plazh dhe për të pushuar”. Nuk është e çuditshme të dëgjosh këtë dëshirë...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën...
    Lajme05 Qershor 2023
    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e...
    Lajme05 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Katër persona janë arrestuar në Tiranë, për të cilët policia atje bëri të ditur se dyshohen për vepra të ndryshme penale. Një...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.