Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu do të vizitojë sot Inspektoratin Policor të Kosovës, raporton Express.
MPB’ja ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 10:00, në ambientet e IKP’së në Hajvali.
“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, z. Kushtrim Hodaj. Takimi do të mbahet sot, më 3 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e IPK-së në Hajvali”, thuhet në njoftim.