×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: I kërkova Kurtit t’i mbyllë kazinot në Karaçevë, por nuk lejoi

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se disa kazino në Karaçevë të Kamenicës janë ndërtuar në kohën e Qeverisë Kurti.

    Sipas Rexhajt, deklaratat e Veliut janë të pavërteta, meqenëse në atë kohë ka qenë mbyllje totale dhe qytetarët nuk mund të kenë shkuar në kazino.

    “Ministri ilegal, po thotë edhe të pavërteta. Deklarata e juaj që hapja e kazinove në kohën e qeverisë Kurti është për me qeshë. Në atë kohë ka qenë kohë pandemie, dhe aq qenë mbyllje totale. Mos gënjeni kaq hapur, sepse nuk i takon një ministri me gënjy kështu”, ka thënë Rexhaj.

    Pas këtyre deklaratave, e ka marrë sërish fjalën Veliu, i cili ka treguar se si në muajin shkurt ka kërkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, që të bëhet një operacion për mbylljen e kazinove atje, por që thotë se Kurti nuk kishte dhënë leje.

    “Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, por nuk ka leju. Shko pyete”, ka thënë Veliu duke iu drejtuar Rexhajt.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Ilir Ibrahimi, opinionist, ka treguar për një bisedë që e ka pasur me një mik të tij. Ai ka shkruar në rrjete...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi. Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Bislimi atje ndodhet...
    Lajme02 Qershor 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë – Gjeneral Major Michael E....
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se ndërkohë që ekonomia e vendit dhe qytetarët po rrezikohen, Kuvendi mbetet i...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ka dështuar edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarët për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Në Prishtinë ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një ngjarje me përmasa globale që po zhvillohet nën patronatin e...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi prezencën e 104 deputetëve në sallën e Kuvendit....
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit se nuk pret ndonjë rezultat...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i LDK, Lutfi Haziri ka thënë është bërë nevrike situata e krijuar në Kuvend, ku sot për herë të 25 po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.