Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vdekur sot si pasojë e një infarkti në zemër.
Ai u lind më 8 gusht të vitit 1982, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Mehmeti ishte bërë pjesë e Grupit KOHA në vitin 2002.
Grupi KOHA u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij.