Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66 vjeçare ka vdekur në Komunën e Pejës.
Sipas njoftimit 24 orësh të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, 66-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese.
Ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 48 të konfirmuar, dhe 16 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 25 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.