Mbrëmë pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 74-vjeçare, ka ndërruar jetë ish-gazetari i Radio Prishtinës, Nexhmedin Paloja.
Nexhmedin Paloja u lind në Gjakovë më 6 nëntor të vitit 1945. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, përderisa studimet i vazhdoi edhe në Paris të Francës për gazetari, njofton televizioni publik.
Nexhmedin Paloja dha kontribut të madh si gazetar në Radio Prishtinë, ku punoi për 28 vjet, deri në vitin 1990, kur shqiptarët u dëbuan nga puna me dhunë nga agresori serb.
Nexhmedin Palojës do t’i jepet lamtumira e fundit të mërkurën (sot) në varrezat e qytetit në Prishtinë.