×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një paciente nga COVID-19 në Klinikën e Pulmologjisë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka vdekur një e infektuar me koronavirus nga kjo komunë.Lladrovci nuk ka dhënë detaje rreth moshës së viktimës, apo nëse ajo ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, por vetëm ka thënë se për vdekjen janë njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë.
    “Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.

    Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes”, ka shkruar Lladrovci.

    I pari i Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP’së.“Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!”, ka shkruar Lladrovci.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.