Një 72-vjeçar i infektuar me COVID-19 nga komuna e Vushtrrisë ka vdekur sot. Ai ishte dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së pa shenja jete, raporton Gazeta Express
Lajmin e kanë konfirmuar nga Klinika Infektive e QKUK-së.
Nga Infektiva kanë bërë të ditur se viktima ishte diagnostikuar me COVID-19 në terren.
“Ju njoftojmë se sot me dt 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur me 08.09.1948 me vendbanim ne fsh.Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30. Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikës Infektive nga ana e familjareve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, thuhet në përgjigjen e Klinikës Infektive.
Ndërkohë, numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 38.