Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike.
Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
“Viktima ( F.S.1983) me lëndime të renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët kompetent i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë, por i njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë”.
“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje, dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi. /Klankosova