×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon vaksinimi në Prishtinë, qytetarët ankohen rreth aplikimit

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi i personave të grup moshës mbi 65 vjeç, të cilëve paraprakisht po u caktohen terminë, pasi që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova. Vetëm sot nga kjo kategori janë vaksinuar mbi 180 persona.

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri sot janë vaksinuar mbi 48 mijë persona.

    “‘Edhe sot janë duke vazhduar me vaksinimi e qytetarëve të grupmoshës mbi 65 vjeç aktualisht deri sa flasim në sallën 1 tetori kemi të vaksinuar mbi 180 persona. Ndërsa flasim në nivel vendi, atëherë kemi mbi 1900 të vaksinuar tashmë. Ndërsa nëse i referohemi statistikave dhe totalit të përgjithshëm nga 29 marsi në ditën e sotme, kemi mbi 48 mijë vaksina të realizuara”, tha ai

    Hatixhe Dili nga Prishtina tha se procesi i aplikimit për të nuk ka qenë i vështirë, mirëpo për njerëz më të moshuar dhe të pashkolluar, do të jetë i vështirë aplikimi.

    “Unë jam e shkolluar për mua nuk ka qenë vështirë ky procesi i aplikimit por për njerëz që kemi ne analfabet ka qenë shumë i vështirë edhe me të vërtet t’u dhimbshin pleqtë se nuk dinë”, tha ajo.

    Hava Ahmeti tha se për aplikim i kishte ndihmuar mbesa e saj por edhe pse kishte aplikuar më 9 prill, tani e kanë kontaktuar për vaksinim.

    “Procesin e aplikimit e kam pas të lehtë se mbesa jem ka aplikuar e këta të rinjtë lehtë po e bëjnë, por shumë kanë vonuar me më thirr. Më 9 prill kam aplikuar, sot i 20-ti, mezi kom mbërri në rend 74 vjet i kam”, tha ajo.

    Për shqetësimet e qytetarëve, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se po shpreson që pjesa e aplikimit do të lehtësohet.

    “Informatën që ne kemi pas, po shpresojmë që ajo pjesë do të lehtësohet dhe do të jetë shumë më e lehtë për aplikim për të gjithë qytetarët që të kenë mundësinë e regjistrimit në linkun që është e-Kosova”, tha ai .

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga...
    Vip26 Prill 2024
    Moderatorja Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë e cila nuk ngurron të kënaqë ndjekësit e saj...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve....
    Vip26 Prill 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.