
OBSH ka publikuar statistikat e reja ditore të infeksioneve me COVID-19 në Afrikë.
Më shumë se 110.900 njerëz deri më tani kanë testuar pozitivë për koronavirusin në të gjithë Afrikën, sipas zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit për kontinentin, raporton Reuters.
Më shumë se 14 javë pasi u zbulua për herë të parë virusi në kontinent, 54 vendet e Afrikës, të cilat midis tyre përbëjnë një popullsi prej rreth 1.4 miliardë njerëz, kanë numëruar deri më tani 44.500 shërime dhe 3,300 vdekje.
Të Premten, OBSH tha që tani dukej e qartë se shpërthimi i koronavirusit ishte “duke marrë një rrugë tjetër” në Afrikë, i cili nuk ka parë lloj katastrofash nga e cila kishin frikë më parë.
Over 110,900 confirmed #COVID19 cases on the African continent – with more than 44,500 recoveries & 3,300 deaths. View country figures & more with the WHO African Region COVID-19 Dashboard: https://t.co/V0fkK8dYTg pic.twitter.com/FjMIeJP8vd
— WHO African Region (@WHOAFRO) May 25, 2020