×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues gjatë marshit të 27 shtatorit në Minsk, të organizuar kundër Aleksandr Lukashenkos dhe autoritetet e rendit në Gomel kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

    Protestat kundër Lukashenkos, që pretendon se ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, kanë hyrë në ditën e 50 me radhë.

    Protestat në Minsk, Gomel dhe në qytete tjera vijnë pasi Lukashenko – që është në pushtet që prej vitit 1994 – u inaugurua në një ceremoni sekrete më 23 shtator, që nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që thanë se nuk do ta njohin legjitimitetin e tij.

    Një zëdhënës i Komitetit për Marrëdhënie të Brendshme në Gomel tha se u përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve “sepse disa njerëz u sollën në mënyrë të papërshtatshme”.

    Dhjetëra-mijëra persona, të cilët valëvitnin flamuj opozitar me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, marshuan në rrugët e Minskut.

    Protestuesit planifikonin të mbanin një ceremoni “inauguruese për popullin” në mbështetje të Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidates opozitare në zgjedhjet presidenciale, e cila tashmë është larguar nga vendi dhe po qëndron në Lituani.

    Tsikhanouskaya ka thënë se ajo në zgjedhjet e 9 gushtit ka fituar 60 apo 70 për qind të votave. Ajo u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për një “qëllim të ri, për zgjedhje të ndershme, që do të rezultonin në një inaugurim zyrtar dhe të ligjshëm”.

    Në protestën e sotme në Minsk, dhjetëra protestues janë marrë me forcë nga policia dhe janë futur në furgonat e forcave të rendit.

    Protesta po mbahen edhe në qytete të tjera bjelloruse, përfshirë edhe në Mogilev, Hrodna dhe Lida.

    Protestat e 27 shtatorit po mbahen pasi një ditë më parë, gjatë një marshi të grave në Minsk u arrestuan mbi 100 protestues.

    Protestuesit në Bjellorusi për të shtatën javë me radhë po kërkojnë që Lukashenka të largohet nga pushteti dhe të mbahen zgjedhje të reja. Që prej se kanë nisur protestat, Policia bjelloruse ka arrestuar rreth 12,000 persona dhe ka pasur të dhëna se protestuesit janë rrahur dhe torturuar./REL

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.