×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Mijëra persona kanë protestuar për të nëntën natë me radhë në kryeqytetin bjellorus, Minsk, kundër presidentit të këtij shteti, Alyaksandar Lukashenko, i cili së fundmi ka thënë se është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të reja nëse bëhen ndryshime kushtetuese.

    Protestuesit janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë në Minsk, duke valëvitur flamurin e opozitës dhe duke i bërë thirrje Lukashenkos që të japë dorëheqje.

    Presioni ndaj liderit 65-vjeçar është rritur pasi atij i është ndërprerë fjala edhe gjatë një fjalimi te fabrika e traktorëve, që dikur është konsideruar shembull i modelit të tij ekonomik.

    “Neve na duhet ta miratojmë kushtetutën e re. Duhet ta miratoni atë përmes referendimit, dhe sipas kushtetutës së re mund të mbani nëse dëshironi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare, si dhe zgjedhje për autoritetet lokale”, ka thënë Lukashenko të hënën.

    Vala e zemërimit është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenko, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya 10.12 për qind.

    Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, insiston se nëse votat do të numëroheshin si duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

    Përmes një video-mesazhi të publikuar të hënën, ajo ka thënë se është e gatshme të bëhet “lidere kombëtare” në mënyrë që të kthejë qetësinë dhe normalitetin, duke liruar të burgosurit politikë, dhe duke nisur përgatitjet për zgjedhje të reja/REL.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale...
    Lajme21 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar një reagim politik ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një valë e pazakontë detare ka goditur sot Plazhin e Madh të Ulqinit, duke shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa nga plazhet...
    Lajme21 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bajrami...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.