×
  • Lajme
  • Lajme

    Varianti i zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve, Osmani: E kam trajtuar me partnerët, mund ta shtyjnë Kosovën në NATO

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka lënë të kuptohet se Kosova është e gatshme që të procedojë njëanshme në zbatimin e Marrëveshjeve të arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, nëse do të dështojë parimi i implementimit të obligimeve nga të dy palët.

    Megjithatë Osmani thotë se në momentin që do ta shohin se diçka e tillë po ndodh, atëherë Kosova duhet të ulet në tavolinë me partnerët, fillimisht me SHBA-në dhe pastaj me shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, për të diskutuar se çfarë merr Kosova në këmbim nëse zbaton të gjitha obligimet e marra në kuadër të procesit të dialogut.

    Osmani këtu përmend NATO-në dhe ecjen e shpejt drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, si pjesë të marrëveshjes së Kosovës me partnerët, në veçanti me SHBA-në.

    Presidentja thotë se sigurisht që anëtarësimi në Kombe të Bashkuara është i vështirë për shkak të Rusisë, por për institucionet e tjera thotë se janë në brenda suazave që mund të ndihmojnë partnerët që Kosova të ecë përpara, si NATO e KiE.

    “Pra, ne duhet të shohim se çfarë mund të nxjerrim në qoftë se ne zbatojmë, por çfarë mund të nxjerrim nga partnerët tanë si lloj përkrahje për konsolidimin e fuqishëm në arenën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si shtet i barabartë me të tjerët. Natyrisht Kombet e Bashkuara përderisa Rusia ka të drejtën e vetos, është vështirë. Por, çdo organizatë tjetër ku Rusia nuk ka veto, besoj që është brenda suazave të veprimeve që mund t’i bëjnë miqtë tanë dhe ta shtyjnë Kosovën përpara që të jemi edhe në NATO, edhe në Këshillin e Evropës edhe në organizata të tjera që na bëjnë edhe më të sigurt edhe më të zhvilluar”, ka thënë Osmani.

    Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pari i cili ka hedhur në publik idenë që Kosova të procedojë nëjanshëm me implementimin e pikave të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.