×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vajza, nëse doni të balanconi hormonet, hani çdo ditë këto ushqime

    FrontOnline
    30 Korrik 2023

    Çrregullimet hormonale fshehin një sërë problemesh të tjera që shfaqen në mënyra të ndryshme.Duke filluar që nga aknet, lodhja, problemet me djersitjen e tepërt apo fryrjet e trupit të gjitha fshehin pas hormone të çrregullta.

    Megjithëse zakonisht rekomandohet ndihma mjekësore, ka edhe disa mënyra shumë të thjeshta se si mund të përballeni më këtë problem.Ky artikull ju tregon një listë me ushqime që ndihmojnë pikërisht në rregullimin e hormoneve tuaja.

    Më poshtë i gjeni të shpjeguara ato njëra pas tjetrës me të gjitha vlerat që i dhurojnë trupit.

    Perimet jeshile

    Perimet jeshile dhe kryesisht brokoli apo lakra janë pastrues natyral të trupit nga hormonet e shumta.

    Duke qenë se kanë një përzierje vitaminash dhe mineralesh të quajtur Indole 3 Carbimol (I3C), ndihmojnë që trupi të eliminojë estrogjenin e tepërt.

    Mund të zgjidhni t’i konsumoni në çdo vakt të ditës dhe në çdo mënyrë duke filluar që nga brokoli, të gjitha llojet e lakrave apo lulelakrave.Infarkti në det, pse po preken edhe moshat e reja? Mjeku kardiolog tregon GABIMIN që mund të jetë fatal

    Frutat me pak sheqer

    Sheqeri është një nxitës për çlirimin e hormoneve të tepërta, ndaj mundohuni ta evitoni sa më shumë.

    Kjo vlen edhe për frutat për këtë arsye rekomandohen ato me pak sheqer, siç janë frutat e pyllit.

    Boronicat në veçanti ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në rregullimin e hormoneve.

    Antioksidantët që këto fruta përmbajnë janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi dhe mbajtja e tyre të shëndetshme.

    Arrat

    Një burim i mirë acidesh yndyrore, omega 3 dhe polifenolesh, enzima të cilat ndihmojnë trupin në shumë drejtime.

    Ndër to edhe në balancimin e mirë të hormoneve dhe radikaleve të lira duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare.

    Omega 3, ndihmon trurin dhe shëndetin e të gjithë organizmit të qëndrojnë në vlerat e tyre optimale.

    Tumeriku

    Edhe ky pluhur i artë më origjinë nga India e largët mund të jetë një shpëtim për hormone tuaja.

    Mjafton të hidhni pak në gatime, në qumësht apo ëmbëlsira për të përfituar nga vetitë e këtij pluhuri të mbushur me antioksidantë.

    Orizi

    Orizi, bajamet apo qumështi i arrës së kokosit mund të jenë mrekullibërëse për rregullimin e hormoneve.

    Kjo sepse janë të tre të pasur me Vitaminë D, një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një organizmin të shëndetshëm.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.