×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

    Si bëhet aplikimi?

    Hapi i parë:

    Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .

    Hapi i dytë:

    Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

    Informacione shtesë:

    Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontatoni në Zyrë përmes e-mailit [email protected] apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    Afatet për aplikim:

    Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

    •              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025;

    •              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025;

    •              Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025;

    •              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025;

    •              Afati për dorëzimn e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025;

    •              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

    Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Ka ndërruar jetë gazetarja ukrainase, Olga Priadko. Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke njoftuar se e...
    Lajme22 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti kundrejt partive opozitare,...
    Lajme22 Janar 2025
    Një qen është futur brenda një shkolle në fshatin Shirokë të Suharekës ditën e sotme, duke lënë të lënduar një nxënës. Nga...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1694 gjoba trafiku...
    Lajme22 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Idriz Vehapi, ka zhvilluar një tubim në Therandë, ku theksoi mbështetje të fuqishme...
    Kronika22 Janar 2025
    Një person është raportuar i vdekur të mërkurën në Prishtinë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia ishte informuar nga urgjenca...
    Lajme22 Janar 2025
    Në Prishtinë më 16 janar, një person kishte pranuar disa mesazhe me tekst ku shantazhohej nga një tjetër. Në raportin 24-orësh të...
    Opinione22 Janar 2025
    Përballë hezitimeve të brendshme, pengesave diplomatike dhe ndikimit të Serbisë, Kosova ndërtoi rrugën e saj drejt krijimit të Forcave të Armatosura me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.